Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Shkodrës ka liruar tre nga 9 personat të cilët u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit "Garantuesi", të cilët trafikonin persona drejt Anglisë dhe SHBA kundrejt shumave që shkonin deri në 12 mijë euro. Ndërsa për 6 prej të arrestuarve gjykata ka dhënë masën arrest me burg.
1- Bledjan Ramadani, 29 vjeç në rolin e ndihmësit lihet në arrest shtëpie
2- Eduart Shima, 37 vjeç në rolin e rekrutuesit lihet në arrest shtëpie
3-Tonin Shtjefni me detyrim paraqitje
Arrest me burg
1-Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër,. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit.
2-Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri.
3- Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit.
4-Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikuar (falsifikator).
5-Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit.
6- Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikimin e dokumenteve.
Rolin e organizatorit të grupit e kishte Gazmend Garupi, Sotiraq Antoni ishte në rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri. Të tjerët ishin në rolin e ndihmësit, rekrutuesit, apo transportuesit
Si bëhej? - Pasi siguronin personat që pranonin të largoheshin drejt SHBA-se dhe Anglisë kundrejt shumës në fjalë, siguronin pajisjen e tyre me dokumente të falsifikuara në vendet e origjinës shtete të BE-së apo martesa fiktive me shtetas (e) bullgare. Personave të interesuar u garantohej dhe shoqërimi deri në destinacionin final kundrejt pagesës.
"Ndihma e ofruar konsistonte ne falsifikimin e dokumenteve në vendet e origjinës shtete të BE-së, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, mundësonin gjetjen e personave dhe më pas, pajisjen e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.
Po kështu këta shtetas u ofronin personave të interesuar, kundrejt pagesës, shoqërimin e tyre deri në destinacionin final, si dhe realizonin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-lirohen-3-garantuesit-qe-trafikonin-persona-ne-angli-dhe-shba-6-mbeten-ne-burg