Radhë e gjate automjetesh ne Kapshtice

2018-07-29 0

Lëvizjet e qytetareve drejt Greqisë si dhe kthimi i emigrantëve në atdhe,nga pika doganore e Kapshticës, po shoqërohet me pritje disa orëshe dhe vonesa.

Dhjetëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar deri në 4 orë në doganën tonë, pa mundur të kryejnë procedurat e kalimit drejt shtetit grek.

Ata që presin me tepër janë pasagjeret  e autobusëve të linjave me Greqinë. Qytetaret ankohen për vonesat, të cilat sipas tyre vijnë si rezultat i shtimit të kontrolleve nga ana e Policisë Kufitare.

Burime nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, thanë se rritja e fluksit të lëvizjeve në të dyja anët e kufirit, ka shtuar masat e policisë, për të parandaluar trafikimin e lendeve narkotike, apo sendeve të ndaluara. Kontrolle te imtësishme ushtrohen në mjete dhe bagazhe, me qen antidrogë, ose duke i kaluar në skaner.  Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë nga Kapshtica rreth 4800 qytetarë dhe kanë udhëtuar drejt Greqisë 2800 persona.

Free Traffic Exchange