Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në burg vetëm 5 nga 9 të arrestuarit për trafik të klandestinëve nga Shqipëria në Anglia në SHBA për 8-12 mijë euro. Avokatët kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie, por në fund gjykata ka në burg kokën e grupit Gazmend Garupi dhe 4 bashkëpunëtorë të tjerë. Të pranishëm në gjykatë kanë qenë edhe familjarët e personave që janë arrestuar. Grupi kriminal trafikonte emigrantët përmes falsifikimit të pasaportave, kartave të identitetit italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj. dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.
Grupi kriminal realizonte martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë për t?u pajisur me dokumente, ndërsa më pas i shoqëronin deri në destinacionin final. Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, - Maltë - Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri - Kosovë - Kroaci - Itali - Maltë ? Angli ? SHBA. Grupit kriminal iu sekuestrua edhe një laborator që përdorej për falsifikimin e dokumenteve.