Ora News - Vrasja e ish policit dhe bashkëjetueses në Shkodër ende pa autor

2018-07-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy javë pas ekzekutivimit të ish policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, Policia e Shkodrës ende nuk ka një autor në pranga.

Hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi jo vetëm Shkodrën kanë qenë të vështira, për shkak të dinamikës së ngjarjes dhe orarit kur ajo ndodhi larg syve të dëshmitarëve!

Ndër provat kryesore që grupi hetimor ka në dorë janë disa pamje të kamerave të sigurisë, mbi të cilat Policia shkencore po tenton të krijojë një identikid të ekzekutorit të ciftit në sy të djalit të mitur në makinë!

Por drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati në reagimin e parë zyrtar për ngjarjen i pyetur nga Ora News garantoi strukturat po bëjnë maksimumin dhe shumë shpejt ngjarja do të zbardhet, duke lënë të kuptohet se pistat e hetimit janë ngushtuar!

Vehbi Bushati, drejtor i policisë së Shkodres: Për një gjë ju siguroj që është angazhimi maksimal i drejtorisë vendore në bashkëpunim me Prokurorinë për ta zbardhur shumë shpejt këtë ngjarje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-ish-policit-dhe-bashkejetueses-ne-shkoder-ende-pa-autor

Free Traffic Exchange