Pushuesit ne Durres: Pushime te qeta, ka me pak plazhiste

2018-07-28 2

Pamjet në këtë bregdet të Durrësit janë të ngjashme me fillimin e Qershorit. Fundjava e fundit e Korrikut, e cila përkon me pikun e sezonit turistik nuk ka fluksin e vitit të kaluar.

Moti i paqëndrueshëm, por edhe destinacionet e reja turistike, mbeten ndër shkaqet kryesorë që ka më pak pushues këtë vit.

Ky fakt nuk gëzon operatorët turistikë, por pushuesit besnikë të Durrësit flasin për pushime të qeta.

?Po kënaqemi, shumë mirë, pastër, rregull, shkëlqyeshëm?,tha një pushuese.

Të kënaqur janë edhe me kushtet që ofrohen.

?Mirë është, qetë. Pazhi është i pastër?, tha një pushuese tjetër.

Plazhi i Durrësit është i frekuentuar nga vendasit dhe nga pushues të ardhur nga Kosova të cilët akomodohen këtu për disa ditë gjatë sezonit të verës./abcnews.al