http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
90% e autoserviseve në vend janë jashtë kontrollit, duke ngritur pikëpyetje mbi garancinë që ofrojnë për shërbimet ndaj klientëve.
Ndonëse ka një ligj të miratuar që në vitin 2006 për licencimin e tyre, ai nuk ka gjetur zbatim deri më sot. Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor ka kryer një studim ku ka rezultuar se janë të regjistruar në qendrën e biznesit 3200 servise makinash, por më pak se 2% e tyre plotësojnë kriteret.
Ne kemi kryer një studim ne te gjitha drejtoritë rajonale. Na rezulton se ne QKB janë regjistruar 3200 autoservise por vetëm 56 prej tyre janë te licencuar. Shifra është minimale, pasi ky ligji prej vitesh nuk ka gjetur zbatim?-thotë Sonila Kulluri pranë DPSHTR.
Licencimi nënkupton që çdo autoservis të ketë një drejtues teknik, i cili të zotërojë dëshmi të aftësisë profesionale, çka jep garanci për shërbimin që kryen. Kjo dëshmi merret pranë zyrave të Drejtorisë së Shërbimit Rrugor, pas një trajnimi dhe testimit.
Dëshmia e aftësisë profesionale merret pranë zyrave tona. Për ata që duan për të hapur dyqan autoriparim ky trajtim zgjat 33 orë dhe më pas jepet një test. Ndërsa ata që duan me pjesë këmbimi, trajnimi zgjat vetëm 15 orë.
Por pavarësisht kërkesave ligjore, procesi i licencimit po ecën me ritme shumë të ulëta, ndërsa drejtoria që monitoron këtë treg i bën apel subjekteve që të plotësojnë kriteret, pasi janë objekt i penaliteteve që nisin nga 300-deri në 700 mije lekë.