Ora News - Ndotja e ujit në Otllak dhe Orizaj, shkak rrjeti i amortizuar dhe ndërhyrjet e paligjshme

2018-07-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrjeti totalisht i amortizuar dhe ndërhyrjet e vetë banorëve me qëllim vaditjen janë arsyet kryesore të ndotjes së ujit të pijshëm në fshatrat Otllak dhe Orizaj të Beratit

Problematikën e ndotjes së ujit të pijshëm e ngritën pesë ditë më parë banorët e dy fshatrave, duke denoncuar në media se uji që vinte në banesat e tyre ishte tepër i ndotur dhe si rezultat i pakonsumeshëm.

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Berat-Kuçovë, Refat Arizi tha se zgjidhja përfundimtare e këtij shqetësimi do të jetë zëvendësimi i rrjetit shpërndarës, që pritet të kushtojë rreth 200 milion lek

Refat Arizi: "Ky tubacion është rreth 55 vjet dhe dua të theksoj që është i amortizuar komplet dhe i ndryshkur 100%. Arsyeja e dytë është që, kjo zonë është pothuajse informale. Gjatë 30 vjetëve të gjitha ndërtesat që janë ndërtuar këtu, kanë marrë ujë në mënyrë private."

Nga ana tjetër për të eleminuar shkallën e ndotjes punonjësit kanë punuar në terren prej disa ditësh për të eleminuar lidhjet e paligjshme dhe është bërë pastrimi i gjithë rrjetit me ujë të bollshëm.

Refat Arizi: "Ne si ndërmarrje nuk e kemi këtë mundësi ekonomike. I kemi dërguar një letër bashkisë, është duke e parë bashkia dhe do e shtrojë edhe në Këshillin Bashkiak, sepse ka një kosto prej rreth 20 milionë lekësh të reja."

Ndotja e ujit të pijshëm është e lartë kryesisht në stinën e verës, pasi uji vjen në rubineta më pak dhe me orë të reduktuara gjë e cila ndikon edhe në përcjelljen e mbetjeve nga tubacioni në çezmat e qytetarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndotja-e-ujit-ne-otllak-dhe-orizaj-shkak-rrjeti-i-amortizuar-dhe-nderhyrjet-e-paligjshme

Free Traffic Exchange