Tritol per here te dyte familjes Daci

2018-07-27 1

Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e familjes Daci në Bathore të Tiranës. Ata akuzojnë për këtë familjen Kolaveri me te cilën prej vitesh kanë një konflikt. Kjo është hera e dytë që familjes Daci i vendoset tritol.

Ky është dhe momenti kur autori vendos lëndën eksplozive dhe largohet nga aty me shpejtësi. Disa sekonda më pas ndodh edhe shpërthimi. Kamera tregon ores 1:36 minuta pas mesnate. Demet në katin e parë dhe të dytë të ndërtesës. Janë të dukshme.

Konflikti mes djemve të dy familjeve kishte filluar në Francë para vitit 2015 dhe motiv ishte trafiku i klandestinëve drejt Anglisë. Në 4 nëntor 2015 pasi palët ishin kthyer në Shqipëri  në një lokal në bathore  Gazmir Daci vret Valmir Kolaverin dhe plagos vëllain e tij Robertin. Në shkurt 2016 policia arriti të arrestoje Gazmirin, i cili u dënua me pas me 35 vite heqje lirie. Por këtu dyshohet se nisin dhe sulmet e familjes Kolaveri ndaj asaj të Dacit. Në 31 korrik 2016 në kohën kur Gazmir Daci ndodhej ne burgun e Vaqarrit i bëhet një atentat.  Drejt tij qëllohet me snajper gjatë kohë që ai ndodhej në ajrim. Por ai arriti ti shpëtonte plumbave, ndërsa u plagos gabimisht një i burgosur tjetër. Për këtë ngjarje u arrestua Ergys Kolaveri i cili u dënua gjykata e krimeve të rënda me 20 vite burg.