Ndryshon buxheti 2018, krijohet fondi për shpërblimet e pensionistëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për vitin 2018, nëpërmjet një akti normativ, sipas të cilit të ardhurat dhe shpenzimet ulen me 4 miliard lekë. Shkak për këtë ndryshim duket se ka qenë efekti i kursit të këmbimit,e konkretisht zhvlerësimi i monedhës europiane.



Sipas buxhetit fillestar të ardhurat arrinin në 357 mld ndërsa shpenzimet në 389 miliard, të dy këto tregues janë ulur me 4 miliard lekë duke mbajtur të pandryshuar deficitin buxhetor.



Pjesë e aktit normativ është krijimi i një fondi bonus për pensionistët në masën 3 miliard lekë. Këto para janë parashikuar për shpërblimet e fundvitit për 650 pensionistë dhe familje në nevojë. Këto para kanë ardhur nga rritja e arkëtimeve të kontributeve. Masa e shpërblimit mbetet për tu vendosur gjatë diskutimeve në kuvend të aktit normativ.



Sipas Ministrisë së Financave ky ndryshim buxheti ka si synim edhe rishpërndarjen e investimeve publike, me qëllim rritjen e efiçensës së tyre. Synimi është një ndarje e fondeve te projektet më të avancuara dhe më të domosdoshme.