Ora News - Me 12 mijë euro në Angli dhe SHBA, arrestohen garantuesit në Shkodër

2018-07-27 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëntë persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se vepronin si një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafik personash drejt Anglisë dhe SHBA kundrejt një shumë nga 8 mijë në 12 mijë euro

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati doli sot paradite në një konferencë për shtyp për të dhënë detajet e këtij operacioni policor të koduar "Garantuesit".

Vehbi Bushati: "Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ky grup i mirë-organizuar kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ShBA-së. Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro"

Rolin e organizatorit të grupit e kishte Gazmend Garupi, Sotiraq Antoni ishte në rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri. Të tjerët ishin në rolin e ndihmësit, rekrutuesit, apo transportuesit

Si bëhej? - Pasi siguronin personat që pranonin të largoheshin drejt SHBA-se dhe Anglisë kundrejt shumës në fjalë, siguronin pajisjen e tyre me dokumente të falsifikuara në vendet e origjinës shtete të BE-së apo martesa fiktive me shtetas (e) bullgare. Personave të interesuar u garantohej dhe shoqërimi deri në destinacionin final kundrejt pagesës.

"Ndihma e ofruar konsistonte ne falsifikimin e dokumenteve në vendet e origjinës shtete të BE-së, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, mundësonin gjetjen e personave dhe më pas, pajisjen e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.

Po kështu këta shtetas u ofronin personave të interesuar, kundrejt pagesës, shoqërimin e tyre deri në destinacionin final, si dhe realizonin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë"

Kush ishte itenerari? - Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, - Maltë - Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri - Kosovë - Kroaci - Itali - Maltë ? Angli - Sh.B.A.

Te arrestuarit- Autorët e arrestuar dhe rolet që kryenin në grup janë:

? Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër,. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit.

? Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri.

? Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit.

? Bledjan Ramadani, 29 vjeç, banues në Kosmaç Shkodër, në rolin e ndihmësit.

? Eduart Shima, 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër në rolin e rekrutuesit.

? Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguro...