Zjarret në Greqi, të qëllimshme - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtues të lartë të qeverisë greke kanë deklaruar në një konference të jashtëzakonshme për mediat se zjarret në Greqi kanë qenë të qëllimshme. Deklaratat i bëri Zëvendësministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Nikos Toskas.



Ai theksoi se ka të dhëna serioze të veprimtarisë kriminale në lidhje me zjarret që përfshinë disa zonë në Athinë.



Drejtuesit e zjarrfikësve bënë të ditur se konkluzionet kanë dale nga hetimet që kanë nisur për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë. Bazuar në hetimet e deritanishme rezulton se zjarri filloi në Kineta.



Nikos Toskas: "Në zonën e Kinetës në 23 korrik 2018 në orën 12:03 u shfaqën vatrat e para të zjarrit. Ndërsa në orën 12:35 minuta të dhënat satelitore tregojnë 13 zjarre të tjerë. Zjarri që tashmë kishte nisur favorizohej edhe nga era. Sa i përket hetimeve që po bëhen nga grupi hetimor i Departamentit të Zjarrfikësve në bashkëpunim me Policinë Greke kemi të dhëna serioze dhe gjurme të rëndësishme për veprimtari kriminale që kanë të bëjnë me zjarrvënie. Nuk ka vetëm indikacione, por prova serioze të veprimit penal për fillimin e zjarreve. Hetimi është duke u zhvilluar nga Seksioni i Hetimeve të Brigadës së Zjarrit. Unë përpiqem të gjej gabime të mëdha në përgjegjësinë e drejtuesve, por nuk kam gjetur.



I pyetur përse nuk ka asnjë pranim përgjegjësie, Toskas u shpreh se ai ka dorëzuar dorëheqjen tek kryeministri, por Cipras nuk ka pranuar.



Ndërsa ka theksuar gjithashtu se zjarfikësit , policia dhe marina greke kanë bërë ç?është e mundur për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.



Nga ana tjetër Zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzakanopulos theksoi se qeveria është e vendosur të hetojë deri në gjetjen e shkaktarëve të vënies së zjarrit.



Dimitris Tzanakopoulos: "Prej momentit të parë, kryeministri na kishte udhëzuar që të hetonim me shpejtësi dhe metodikisht të gjitha elementet. Ai ka urdhëruar që të hetohen plotësisht shkaqet e zjarreve vdekjeprurëse që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve në periferinë e Athinës. Kryeministri urdhëroi që dosja e çështjes t?u dërgohet autoriteteve gjyqësore, si dhe të mbanim këtë konferencë shtypi në mënyrë që t?i paraqesim popullit grek të gjitha dëshmitë qe ka qeveria ne dispozicion.



Identifikimi i viktimave në morg ka përfunduar, megjithëse ishte shumë i vështirë. Ndërkohë vijon aksioni për të zhdukurit por shpresat janë të vakta.