Urgjenca Kombëtare me standard të ri, Manastirliu: Së shpejti 32 autoambulanca të reja në territor

2018-07-27 1

100 autoambulanca të Urgjencës Kombëtare janë pajisur me mjetet e reja jetëshpëtuese, duke ngritur në një standard të ri shërbimin e urgjencës në territor. Në aktivitetin ?Modernizimi I Urgjencës Kombëtare? një vit pas krijimit të Njësisë së Koordinimit të Urgjencave, Ministrja e hëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se në 6 muajt e parë të vitit 2018 është rritur me 14% mbulimi i territorit me autoambulanca, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ulur kohën e pritjes për shërbimin e urgjencës.

?Prezantojmë sot një risi sa i takon shërbimit të urgjencës paraspitalore. 100 autoambulanca në territor janë pajisur me sete mjekësore moderne, me të gjitha mjetet e reja jetëshpëtuese, duke filluar nga setet për traumën, setet e intubimit, sete medikametesh, sete mjekimi, aparaturat për matjen e parametrave jetësor, duke garantuar një standart të ri shërbimi për qytetarët?, tha Manastirliu.

Një tjetër risi e prezantuar e prezantuar sot për shërbimin e Urgjencës Kombëtare është standartizimi i uniformave të personelit të urgjencës së Tiranës. Manastirliu deklaroi gjithashtu se do të pasurohet flota e autoambulancave në territor. Gjatë aktivitetit, u prezantuan gjithashtu të dhënat e Njësisë së Koordinimit sa i takon përgjigjes ndaj urgjencave mjekësore. Me ngritjen e kësaj njësie, numri i thirrjeve është katërfishuar, duke u kryer 187 mijë shërbime. Me sistemin e ri të koordinimit nuk ka asnjë thirrje të humbur, pasi për qytetin e Tiranës, sot janë aktive 60 linja, e thënë ndryshe 60 persona mund të jenë paralelisht në linjë duke mos ju shfaqur askujt linja e zënë, sic ndodhte më parë.
Këto të dhëna janë përkthyer në më shumë shërbime në territor për urgjencat mjekësore. 30 mijë misione me autoambulancë cdo vit kundrejt jo më shumë se 10 mijë që kryheshin më parë