http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në katin e parë të një banese në Bathore.Sipas policisë bëhet me dije se shënjestër e këtij shpërthimi ka qenë banesa e Gazmir Dacit. Daci është i burgosur pasi është dënuar për vrasje në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e të vëllait.Ndërsa nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë Daci është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar.Gjithashtu me 31 korrik të 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper, por autorët gabuan shënjestër.