Ora News - Teatri Kombëtar, Basha: Dekretimi i ligjit do ishte pjesëmarrje në grushtshteti

2018-07-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i përcjell një mesazh Presidentit Ilir Meta, i cili ka vetëm dy ditë nga afat në dispozicion për të vendosur nëse do të dekretojë apo jo ligjin për Teatrin Kombëtar.

Për Bashën dekretimi i këtij ligji në heshtje apo në mënyrë aktive, nuk është gjë tjetër veçse pjesmarrje në grushtshteti.

Lulzim Basha: "Ne do të ndjekim institucionalisht të gjithë hapat ligjorë, por e rëndësishme është të theksoj se shkelja e parimeve bazë të shtetit, si kontratë bashkëjetese paqësore, si mekanizëm i zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në shoqëri, është kaq totale dhe evidente në këtë ligj, saqë dekretimi i këtij ligji në heshtje apo në mënyrë aktive, nuk është gjë tjetër veçse pjesëmarrje në grushtshteti."

Basha thotë se nëse dekretohet ky ligj atëherë kapërcehet vija e kuqe dhe ne jemi de facto në gjendjen 'luftë civile'."

Sepse sot merr teatrin, nesër vendos (më fal se po e personalizoj) që të gjithë njerëzit, asnjë kaçurels nuk mund të punësohet në sektorin publik, pasnesër vendos që vetëm bjondët mund të trashëgojnë pronën e prindërve. Çfarë i pengon? Askush nuk i pengon! Kjo është vija e kuqe. Nëse kjo 'vijë e kuqe' kapërcehet, ne jemi de facto në gjendjen 'luftë civile'."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/teatri-kombetar-basha-dekretimi-i-ligjit-do-ishte-pjesemarrje-ne-grushtshteti