12 mijë euro për të dërguar në SHBA e Angli me martesa fiktive me bullgare, 9 të arrestuar

2018-07-27 9

Policia e qytetit verior ka goditur një grup që trafikonte klandestinë në SHBA dhe Angli duke arrestuar 9 persona, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Grupi kriminal trafikonte emigrantët përmes falsifikimit të pasaportave, kartave të identitetit italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj. dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA. Ata merrnin 8-12 mijë euro për një person për ta dërguar ilegalisht në Angli dhe SHBA.

Grupi kriminal realizonte martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë për t?u pajisur me dokumente, ndërsa më pas i shoqëronin deri në destinacionin final. Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, - Maltë - Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri - Kosovë - Kroaci - Itali - Maltë ? Angli ? SHBA. Kreu i grupit ishte Gazmend Garupi, ndërsa Sotiraq Antoni dhe Haxhi Ramadani ishin bashkëpunëtorë.