Tre persona kanë tentuar grabitjen e një shtëpie në lagjen ?Kongresi i Përmetit? në Shkodër. Pas konflikteve fizike, ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë Agron Veseli, 62 vjeç.
Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të identifikuar si: Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç dhe Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Gjithashtu edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim është identifikuar si: F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.