Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, tashmë kryeinspektor i Republikës, Shkëlqim Hajdari, i ftuar në ?45 minuta? me gazetarin Denis Minga, ka folur për disa çështje mes tyre, hetimet për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. I pyetur për aksionin e fundit të prokurorisë për vënien nën sekuestro të pronave të Llallës, Hajdari ka thënë se e ka paralajmëruar dështimin e Llallës që ditën kur ky i fundit shkeli në kryeprokurorinë e Përgjithshme. Hajdari e ka quajtur Llallën ?dështim spektakolar?.
Më kthyet në ato vite, 3-4 vite kur unë isha pjesë e sistemit. Unë kisha mundësi të artikulohesha, që kur erdhi u kuptua që kur erdhi zotëria, se kryeprokuroria kishte një stabilitet, me hetime profesionale, që institucioni të mos ishte i përfshirë në kapje. Ju them me bindje se personi në fjalë është një dështim spektakolar, nga pikëpamja institucionale, morale dhe profesionale. Publiku e ka kuptuar se zotëria ka punuar me një klientelë për të sabotuar sistemin e drejtësisë. Kemi tentuar të mos bllokohet reforma. Reforma u finalizua në 2016, zotëria se donte reformën, ka lënë gjurmë pa fund. Dëmin e realizoi me sukses të plotë, ai i përket të shkuarës. Ai problemin e ka me drejtësinë, me kolegët dhe ish-vartësit e tij. Ky rast i paprecedentë të shërbejë për të gjithë klasën politike shqiptare, që minimumi të zgjidhet një njeri me moral, i aftë, etj. Gjatë karrierës sime në administratë të shtetit s?kam patur asnjë përplasje me njeri. Unë i diskutoj të gjitha ngjarjet në parim. Edhe kur kam debate, parimet dhe të drejtën nuk i negocioj. Pakënaqësitë sesi erdhi Llalla për të drejtuar prokurorinë, duke zëvendësuar prokurorë, me transferime të paligjshme, me klientelë, këto janë provuar e do provohen.
Shkëlqim Hajdari, ish-drejtues i prokurorisë së Apelit