Ora News - KLSH kontaton shkelje tek Trauma: Furnizim me pajisje mjekësore pa çmim dhe faturë

2018-07-26 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontrolli i Lartë i Shtetit, përfundon auditimin në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. Auditimi u krye për periudhën 01.01.2016, deri 31.12.2017.

Nga ky auditim, KLSH thotë se ka konstatuar disa shkelje, ku më e rëndësishmja blerja e pajisjeve mjekësore pa faturë. Kontrolli i Larte i Shtetit i ka percjelle permes nje shkrese indice për kallëzim penal, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

KLSH thotë se " nga auditimi mbi inventarizimin e aktiveve të SUT konstatohet se, bazuar në kontratat e lidhura nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Marrëveshjes së kredisë nr. 8098.6 ?Fuqizimi i Qendrës së Traumës? mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane ka vijuar furnizimi me pajisje mjekësore në shumën 613,415,047 lekë dhe me pajisje hotelerie në shumën 93,662,526 lekë. Referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion nga SUT, (procesverbaleve të marrjes në dorëzim, kolaudimit dhe instalimit të tyre), rezulton se, pajisjet mjekësore kanë ardhur dhe qëndruar në ambientet e SUT nga muaji mars i vitit 2017 deri në muajin qershor 2017 dhe nuk kanë qenë në përgjegjësinë e asnjë personi të SUT. Këto pajisje janë bërë hyrje në magazinë pa çmime dhe pa fature shitje etj.

Administrimi i tyre në librat e magazinës kryhej pa përshkruar asnjë të dhënë specifike, kod ose prodhues të pajisjes me qëllim identifikimin dhe shmangien e tjetërsimit të tyre. Ndërsa pajisjet e hotelerisë janë marrë në dorëzim në muajin gusht dhe janë bërë hyrje në magazinë vetëm në muajin tetor 2017 dhe deri në këtë periudhë këto pajisje nuk kanë qenë në përgjegjësinë e askujt dhe nuk është kryer asnjë nga procedurat e parashikuara në Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 ?Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klsh-kontaton-shkelje-tek-trauma-furnizim-me-pajisje-mjekesore-pa-cmim-dhe-fature

Free Traffic Exchange