Për miqësinë e hershme mes Shqipër" />
Për miqësinë e hershme mes Shqipër"/>

Ora News - Sheshi në zonën e Xhamllikut do të mbajë emrin "Shimon Peres"

2018-07-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për miqësinë e hershme mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe për kontributin e tij si përkrahës i Pavarësisë së Kosovës, sheshi në zonën e Xhamllikut do të mbajë emrin e Presidentit të 9 izraelit, Shimon Peres.

Nësë fituesi i Nobelit të paqes do të ishte sot gjallë mund edhe të kishte njohur Pavarësinë e Kosovës.

Shemi Peres, djali i Shimon Peres: Ministri i Parë i Jashtëm i Shtetit të Izraelit që ishte babai im i ndjerë, ishte i pari që vizitoi shtetin shqiptar në 1995.

Aldrin Dalipi: Në 1990 mbrojti me çdo kusht procesin e paqes dhe për këtë nuk ndaloi edhe pse e dinte se mund të dënohej politikisht.

Si ministër i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 1994. Politikani veteran izraelit ka mbajtur thuajse çdo post të rëndësishëm zyrtar, që prej themelimit të Izraelit në vitin 1948. Ai ka shërbyer dy herë si kryeministër, ndërkohë që mbante postin e presidentit në vitet 2007-2014.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sheshi-ne-zonen-e-xhamllikut-do-te-mbaje-emrin-shimon-peres