Sopranoja Arlinda Morava çel festivalin “Mik” në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo është zëri më i bukur i Shqipërisë në Rumani.



Arlinda Morava, sopranoja shqiptare, soliste në teatrin kombëtar të operës në Bukuresht dhe pedagoge në akademinë e arteve të bukura po aty, rikthehet në Shqipëri. Këtë herë ka zgjedhur që të këndojë në vendin e të parëve, në Korçë.



Shqiptarja që u  largua nga vendi i saj në moshën 16-vjeçare, nuk harron rrënjët, e as më pak muzikën shqiptare, që sa i herë i jepet mundësia e promovon edhe në skenat europiane.



Ajo ka çelur natën e parë të festivalit më të ri të muzikës klasike në Korçë, që këtë edicion të parë i bëri homazh Tefta Tashko Koços.



Për pesë netë me radhë festivali ?Mik? i drejtuar artistikisht nga Inva Mula do të sjellë në pazarin e vjetër të këtij qyteti artistë lirikë të huaj e shqiptarë që karrierën e tyre e kanë ndërtuar në skenat europiane.