Ora News - Mbetjet urbane digjen në mes të masivit me pisha të Kavajës

2018-07-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katastrofa që shkaktuan zjarret në Greqi duhet të shërbenin si këmbanë alarmi edhe për autoritetet shqiptare në nivel qëndror e lokal për të marrë masa e për të ushtruar kontrolle, që një skenar i ngjashëm të mos përsëritet tek ne.

Disa pamje të xhiruara nga kamera e Ora Neës në Qerret të Kavajës, institucionet përgjegjëse apo edhe ndonjë banor i papërgjshëm po rrezikojnë jetë njerëzisht duke luajtur me zjarrin.

Do të mjaftonte një erë e lehtë që vatra e zjarrit të dilte nga kontrolli e të rrezikojë të përfshijë të gjithë brezin e pishave ku ndodhen qindra shtëpi banimi e mijëra pushues.

Por në fakt ata që duhet të marrin masat parandaluese janë mes vetë fajtorëve.

"Ndërmarrja komunale e pastrimit të Kavajës e cila ka nën administrim edhe zonën e Qerretit nuk i heq gjatë natës mbetjet urbane por i djeg ato në mes të rrugës" informon gazetari i Ora News, Leonidha Musaj.

Banorët thonë se një pjesë e zjarreve, janë ndezur nga punonjësit e pastrimit të Bashkisë Kavajë për të djegur mbetjet urbane në mes të pyllit me pisha.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbetjet-urbane-digjen-ne-mes-te-masivit-me-pisha-te-kavajes