Moti i paqendrueshem penalizon turizmin

2018-07-26 0

Ky është Shëngjini në ditët e fundit të Korrikut. Në krahasim me te njëjtën periudhë të vitit të kaluar vihet re një renië e numrit të pushuesve. Moti i paqëndrueshëm duket se ka penalizuar sezonin turistik të kësaj vere.



Por administratori i Shëngjinit, Gjokë Caci flet për rritjet të turistëve, ndërsa thekson se idenë e reduktimit të pushuesve e ka dhënë edhe rritja e kapacitetit hotelier në këtë zonë.

Moti me shi i dy ditëve më parë e zbrazi thuajse plotësisht plazhin e Shëngjinit. Gushti parashikohet me temperatura të larta gjë që do të sjellë edhe më shumë fluks pushuesish.