Report Tv - Dosja e SHISH, lidhja e ngushtë e ish-diplomatit shqiptar me spiunin rus

2018-07-26 0

Dosja e spiunazhit rus në Shqipëri, hartuar nga agjentët e SHISH tregon se si rusi S.R i kamufluar si gazetar mundi të ndërtojë marrëdhënie me 18 persona të cilët në episode të ndryshme janë përdorur për interesat e tij. Mes tyre një person i njohur me pseudonimin ?Djaloshi? i cili ishte shkolluar për diplomaci ne Rusi e më pas kishte punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë. Agjentët e SHISH përmes përgjimit të telefonit të S.R regjistruan një bisedë me ish diplomatit shqiptar i cili jetonte jashtë dhe më pas e survejuan gjatë një vizite në Tiranë.

Në dosjen e SHISH në një episod të vetëm përmendet një ruse e martuar me një shtetas shqiptarë e cila bisedonte në telefon me S.R.

Një tjetër personazh interesant është edhe biznesmeni H.R me lidhje të forta biznesi tashmë i skeduar nga shërbimi sekret shqiptarë si pjesë e spiunazhit rus.

SHISH në këtë dosje flet edhe për një tjetër biznesmen shqiptarë pronar i një lokali të famshëm në Bllok.

Pas dy vite nën survejim dhe përgjim të rusit të kamufluar si gazetar dhe një tjetër rusi që mbërriti në Shqipëri si i punësuar nga OSBE, shërbimi sekret shqiptar mbërriti në këtë përfundim.

Sipas Raportit informativ Nr......, Date 01.06.2002, te ardhur nga DAI Nr..., burimi ka informuar se: ?...duke vajtur here pas here ne ambasaden Ruse ne Tirane, ka arritur ne perfundim se A. A (punonjësi OSBE) dhe S. R (gazetari rus) duhet te jene punonjes te sherbimit sekret Rus. Ata jane djem te rinj, zotrojne dhe njohin shume mire gjuhen Shqipe, kane shume lidhje, shoqeri, njohin zakonet dhe doket tona si ne gezime ashtu dhe ne fatkeqesi, tipare keto te nje zbuluesi.

Per S. R , ai ishte me i sigurte qe eshte zbulues, sepse ai fillimisht ka ardhur ketu ne Shqiperi dhe ka qendruar e punuar si asistent, si praktikant per rreth nje vit, ne zyren konsullore te Ambasades Ruse, prane A. P. N ish konsull, i cili patjeter ka qene edhe zbulues dhe pas nje viti, mbasi u praktikua mire dhe me sukses, erdhi ketu, jo si konsull, por si gazetar i Gazetes Ruse. Ai ka shume njohje e miq ne Tirane, punon shume, leviz shume ne te gjithe Shqiperine.