http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pretendimet për pronësinë e një rruge në fshatin Lepenicë të Vlorës kanë çuar në konflikt fizik mes banorëve e biznesmenit që shfrytezon guroren. Përleshja që ndodhi pranë Gjykatës përfundoi me dy të plagosur.
Problemet me pronat janë bërë sërish shkak për përplasje fizike mes disa personave ne Gjykatën e Vlorës.
Sipas policisë konflikti nisi për rrugën që të dërgon në një gurore në Lepenicë në bashkinë e Selenicës. Një familje nuk lejon që të kalojën në të përfaqësuesit e firmës që shfrytezon guroren, pasi pretendon se ka ndërtuar vete rrugën. Konflikti në dyert e Gjykates ka degjeneruar në dhunë.
Përfaqësuesi i firmës Ylli Salla akuzoi banorët e Lepenices se i kanë zënë pritë para hyrjes së gjykatës duke e qëlluar me sende të forta. Këtë të enjte Gjykata e Apelit i dha të drejtë biznesmenit duke e lejuar që të kalojë në rrugën që të dërgon në gurore, të cilën Durmishaj pretendon se ndërtoi ai.
Në konflikt janë përfshire 10 persona, ndërsa 2 janë lënduar, duke marrë disa plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.