Fermereve u mbetet shalqiri pa shitur

2018-07-26 2

Qerim dhe Behije Pirra nga fshati Imsht i Lushnjës nuk arritën ta shisnin në treg shalqirin e tyre. Për të mos e çuar dëm në kanal, po ua hedhin bagëtive.

Thonë se prodhimi u mbeti pa shitur nga mungesa e tregut.

Nëse vjeljen e parë e shitën me 60 lekë kg, për të dytën nuk kishte kërkesa.

Në të njëjtën mënyrë thonë se kanë vepruar edhe fermerët e tjerë të këtij fshati. Ata që kanë mbjelle sipërfaqe të mëdha nuk kanë me interes as të vjelin prodhimin, i cili qëndron në arë duke u kalbur.

400 ha është mbjellë me shalqi këtë vit në zonën e Imshtës. Problemeve të mungesës së tregut dhe çmimit të ulët, i shtohet edhe ai i rrugës së fshatit.

Aksi kryesor është thuajse i pakalueshëm për automjetet, shumica e të cilave nuk vijnë në zonë për të marrë prodhimet.

Javën e fundit çmimi i shalqirit varionte nga 3 në 5 lekë për kg në tregun e shumicës, duke kapur nivelin më të ulët të 5 viteve të fundit.