“Rishikim tarifave në Rinas” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti i Konkurrencës i ka sugjeruar qeverisë që të rishikojë çdo tre vjet tarifat aeroportuale në aeroportin Nënë Tereza, sikundër e parashikon kontrata koncesionare.



Paralelisht me këtë sugjerim konkurrenca është e mendimit se për shkak se koncesionari është i vetmi që ofron shërbimet ndërkombëtare të pasagjerëve duhet të hartojë dhe të aprovojë një metodologji për vendosjen e tarifave, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt kostos.



Rekomandimet e konkurrencës janë bërë publike në një raport të fundit, ku evidentohet se koncesionari ka pozitë monopol dhe se tarifat që ai ofron janë më të larta në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ky fakt ka bërë që çmimet e biletave ajrore të jenë më të shtrenjtat në raport me çdo vend tjetër si Mali i Zi, Maqedoni apo dhe Kosova.



Në pretendimin e saj, kompania private e aeroportit thotë se që nga viti 2005 kohë kur u miratua ky koncesion, TIA operon me të njëjtat çmime. Pak kohë më parë Drejtoria e Aviacionit Civil ka hapur një garë për të gjetur një kompani audituese ndërkombëtare me qëllimin analizimin e treguesve fiskal të kompanisë që menaxhon aeroportin. Synimi është që të evidentohet nëse ka disbalancë mes çmimeve që ofrohen, normës së fitimit, nivelit të investimeve etj.