http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka gati ka një paketë investimi prej 250 milionë euro për infrastrukturën në turizëm. Bëhet fjalë për ndërhyrje në rrugët dytësorë përgjatë bregdetit të jugut. Ministri Arben Ahmetaj teksa takoi sipërmarrës te këtij sektori në Himarë,tha se nga viti i ardhshëm do të krijohet një fond për t?i parapërgatitur bashkitë për përmirësimin e disa shërbime në prag të sezonit.
?Është një projekt shumë i madh rreth 74 milion dollarë që vjen nga Banka Botërore, që po investohet në Unazën e Jugut, ku përfshihet gjithë kjo zonë. Projekti tjetër është projekti i Bankës Botërore, po me të njëjtën logjikë, por me këto rrugët që i quajmë rajonale, rrugë dytësore. Pra, jo rrugët kryesore, por rrugët dytësore. Ka dhe një projekt tjetër po në të njëjtën paketë, që është midis BERZH-it dhe Komisionit Europian, 60 milion euro është kredi dhe 40 milion euro është grant që na e jep Komisioni Europian po për të njëjtën gjë. Paketa e gjithë shkon tek 250 milion euro?.
Duke e vënë theksin tek formalizimi i këtij sektori, ministri u kërkoi bizneseve që të denoncojnë çdo abuzim të mundshëm nga ana e inspektorëve gjatë kontrollove në terren.
?Siç e shikoni, qeveria i ka dhënë një rëndësi të veçantë formalizimit të ekonomisë. Brenda formalizimit të ekonomisë, unë patjetër i vë theksin gjithë përgjegjësive tatimore që kanë bizneset e zonës, por edhe detyrimin për të regjistruar punonjësit. Pjesa tjetër ka të bëjë drejtpërsëdrejti me shërbimet që afrohen në territor nga sipërmarrjet tuaja, sidomos në një periudhë ku turizmi është kthyer në furnizuesin kryesor ekonomik të zonës?.
Prej një muaji të gjitha zonat turistike janë në fokusin e administratës tatimore me qëllim respektimin e detyrimeve fiskal. Në një muaj janë 1500 biznese që kanë rezultuar me shkelje, ku dominon moslëshimi i kuponit tatimor.