Ora News - Zbulohen shkaqet zyrtare të përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare

2018-07-26 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biblioteka Kombëtare është dëmtuar që nga themelet e saj. Instituti i Ndërtimit në një raportin për shkaqet e përmbytjes në Bibliotekë një muaj më parë konstaton që dyshemeja e katit të nëndheshëm është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk ka mbrojtje nga ujërat nëntokësorë të cilët gjatë mujit qershor ishin në nivele të larta për shkak të reshjeve.

Drejtoresha e Bibliotekës jep alarmin që nese nuk ndërhyhet, përmbytjet mund të përsëriten në vjeshtë.

Tirane- Shkaku depërtimit të ujit brenda ambienteve të Bibliotekës Kombëtare një muaj më parë ka qenë amortizimi i themeleve të ndërtesës. Sipas raportit të specialistëve të Institutit të Ndërtimit, godina ka pësuar dëmtime në themele dhe në shtresat e dyshemesë që shërbejnë si mbrojtje nga prania e ujërave nëntokësorë.

Ndërkohë mësohet se Biblioteka Kombëtare nuk ka masa mbrojtëse për hidroizolimin e tij, që në kohën e projektimit. Një tjetër shkak i kësaj përmbytje sipas raportit të Institutit të Ndërtimit, janë reshjet e shiut gjatë qershorit duke rritur kështu nivelin e ujërave nëntokësorë. Por kjo nuk është i vetmi problem, pasi titullarja e Bibliotekës Kombëtare jep arlamin se përmbytjet mund të përsëriten sërish në vjeshtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbulohen-shkaqet-zyrtare-te-permbytjes-se-bibliotekes-kombetare

Free Traffic Exchange