Ora News - Vetëm në Korrik 41 mijë gjoba për shoferët, dhe muaji ende nuk është mbyllur

2018-07-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Numri i viktimave të aksidenteve është përgjysmuar në korrikun e këtij viti krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të policise rrugore, nga dita e parë e këtij muaji deri tani, kanë humbur jetën në aksidente rrugore 11 qytetarë.

Kjo shifër ka qenë dyfish më e lartë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur janë regjistruar 22 viktima në rrugë.

Edhe numri total i aksidenteve ka pësuar ulje këtë periudhë të vitit me 81 raste më pak se në 2017, ndonëse ka 79 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në gjendje të dehur më shumë se një vit më parë.

Në aksidentet me pasoja, këtë vit ka pasur 36 raste të të plagosurve rëndë më pak së një vit më parë ndërsa është shënuar rënie me 73 raste më pak edhe në rastet e të plagosurve lehtë.

Sipas policisë rrugore, problematik mbetet fenomeni i drejtimit të makinës në gjendje te dehur, ku këtë vit janë penalizuar gjatë korrikut 163 persona në krahasim me vetëm 84 raste një vit më parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetem-ne-korrik-41-mije-gjoba-shoferet-dhe-muaji-ende-nuk-eshte-mbyllur