Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Puna për reformën zgjedhore nuk është ndikuar nga klima politik, ndërsa PD dhe PS po punojnë që me fillimin e sesionit të ri parlamentar të kenë të draftuar të gjitha ndryshimet. Përdorimi i teknologjisë mbetet thelbi, por ndërsa Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë dakordësuar për një projektim pilot në zgjedhjet vendore, ende nuk kanë rënë dakord për bashkitë ku do të zbatohet. Bashkëkryetari demokrat i Komisionit te Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi sqaron kriteret mbi te cilat do te merret vendimi.
Bylykbashi: Kampini duhet të ketë një përfaqësim urban, suburban dhe rural, duhet të ketë larg dhe afër, duhet të ketë fushë dhe mal, por duhet të na japë dhe një moment për të parë si reagon sistemi në një sistem ku ka tension politik.
Ndërsa Bashkëkryetari socialist Blendi Çuçi, sqaron teknologjinë që do përdoret.
Çuçi: Pa diskutim do pilotohet për identifikim, nuk do ketë teknologji online, por brenda qendrës së votimit do të përdorim teknologji që do bëjë të mundur të ruajë formën tradicionale të votimit.
Aplikimi i teknologjisë në zgjedhje është prioritet i opozitës, ndërsa për mazhorancën i rëndësishëm është një projekt pilot për depolitizimin e administratës zgjedhore. Për këtë çështje palët po diskutojnë dhe testimi i një administrate jo partiake mund te realizohet pikërisht në qendrat ku do të përdoret teknologjia.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sesioni-u-mbyll-reforma-zgjedhore-vazhdon