Ora News - Klima e biznesit, Tabaku: DASH përjashtoi Shqipërinë, ambasada: Jo, raporti në përpunim

2018-07-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita denoncoi se Shqipëria është përjashtuar nga lista e vendeve mikpritëse të bizneseve amerikane nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Jorida Tabaku tha se mospërfshirja e Shqipërisë në këtë raport tregon se qeveria mbështet vetëm bizneset pranë vetes. Por Ora Neës pyeti ambasadën amerikane e cila tha se raporti për Shqipërinë është në përpunim e sipër. Në një postim të datës 23 korrik, në faqen e ambasadës theksohet se raporti për vendin tonë do të publikohet së shpejti.

Opozita denoncoi faktin se Departamenti Amerikan i Shtetit ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve mikpritëse për bizneset amerikane.

Sipas Jorida Tabakut, një raport i tillë është tregues se ekonomia shqiptare po shkon drejt rrënimit dhe kjo situtatë e tillë është paralajmëruar nga biznesi amerikan që operon në Shqipëri

Tabaku: Sot në Shqipëri nuk ka më vend për investitorë amerikanë, sepse ato i kanë zënë investitorët rusë e gjeorgjianë.

Sot të vetmit që marrin tendera janë miqtë e kryeminsitrit.

Sot çdo PPP jepet nga qeveria pa garë, me ofertë të pakërkuar.

Sot ligjet bëhen me emra biznesesh.

Sot praktikisht në ekonomi nuk ka më garë.

Sot në Shqipëri nuk ka investitorë amerikanë dhe invstitorë të tjerë të huaj, sepse askush nuk investon në një vend ku çdo pushtet e ka marrë kryeministri.

Në fakt, në raportin e publikuar së fundmi ku analizohen ekonomitë e 170 vendeve, Shqipëria nuk rezulton në listë. Por Ora Neës pyeti ambasadën amerikane në Airanë, e cila tha se raporti për Shqipërinë është në përpunim dhe do të publikohet së shpejti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klima-e-biznesit-tabaku-dash-perjashtoi-shqiperine-ambasada-jo-raporti-ne-perpunim