Ora News - Shkarkohet Rovena Gashi, rikonfirmohen Astrit Faqolli dhe Ardian Dvorani

2018-07-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Pavaruar i Kulifikimit ka shpallur këtë të mërkurë vendimet për prokuroren Rovena Gashi dhe dy gjyqtarët Astrit Faqollli dhe Ardian Dvorani. Për prokuroren Gashi, KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra ndërsa ka rikonfirmuar dy gyqtarët Ardian Dvorani dhe Astrit Faqolli.

Ish-drejtorja e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, e pezulluar pak muaj më parë nga kryeprokurorja Arta Marku, është shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, sipas të cilit ish- prokurorja nuk e justifikon pasurinë.

Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore me (20 korrik), ku refuzoi Komisionin me argumentin se vendimi për të dhe shumë të tjerë ishte i paracaktuar.

Seancat e KPK-së këtë të mërkurë nisën me gjyqtarin Astrit Faqolli, njëkohësisht dhe kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, të cilin Komisioni e konfirmoi në detyrë.

KPK e cilëson si të përshtatshëm gjyqtarin për të vijuar detyrën ndërsa ky i fundit nuk arriti ti jepte përgjigje pas seancës, pyetjes nëse e priste këtë vendim.

Edhe për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Adrian Dvorani, Komisioni vendosi vijimësinë në detyrë, vendim ky që e la të pandryshueshëm numrin prej 6 anëtareve në këtë gjykatë.

Pas daljes nga seanca Dvorani pati këtë mesazh për të gjithe kolegët gjyqtarë dhe prokurorë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kpk-shkarkon-prokuroren-rovena-gashin