Ora News - Grabitësit lihen në burg, Anna gishtin e mesit për sitemin apo po kruan hundën?

2018-07-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për 31 vjeçaren Ana Malaj dhe kushëririn e saj Emiljano Grembi, si autorë të grabitjes së tre karburanteve. Në seancë ata shfaqën pendesë, por teksa i drejtohej qelisë, gruaja e parë e arrestuar për grabitje me arme zjarri bëri një gjest fyes para mediave, ndërsa tregoi gishtin e mesit. Në derë të gjykatës së Fierit, nëna e 22 vjeçarit akuzoi mbesën e saj se i mori djalin në qafë.

Kjo është Anna Malaj (në foto dhe video), gruaja e parë shqiptare e arrestuar vitet e fundit për tre grabitje me armë zjarri teksa futet në gjykatën e Fierit që e la në qeli deri në përfundim të hetimit.

Gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për 31 vjeçaren dhe kushëririn e saj njëherësh bashkëpunëtor, 22 vjeçarin Emiljano Grembi.

Në seancën me dyer të mbyllura, Malaj dhe Grembi pranuan fajësinë dhe shfaqën pendesë, por gjyqtari Piro Sotaj vendosi ti lërë në qeli.

Gjatë marrjes në pyetje, dy kushërinjtë deklaruan se grabitjen e parë më 2 korrik të këtij viti ku morën 30 mijë lekë në një karburant në Levan e kryen në gjendje të dehur.

Ndërsa në dy rastet e tjera përkatësisht më 7 dhe 15 korrik, ku tentuan të grabisin një karburant në Mallakstër dhe një në Fier, thanë se ishin të nxitur nga mungesa e parave.

Për grabitjet ata përdornin një makinë me 4 palë targa të falsifikuara, një armë gjahu dhe vepronin të maskuar.

Por ndërsa dy të rinjtë njiheshin me masën e sigurisë, në dyert e gjykatës së Fierit, nëna e 22 vjeçarit Emiljano Grembi akuzoi mbesën e saj se i mori në qafë të birin.

Fetie Grembi: Djalin ma mori në qafë Anna!

Fetie Grembi konfirmoi se mbesa 31 vjeçare ka dy fëmijë, ka jetuar për disa vite në Gjermani dhe është në gjendje të vështirë ekonomike.

Pas masës së sigurisë, 31 vjeçarja Malaj bëri një gjest fyes para kamerave në derë të gjykatës së Fierit, duke treguar gishtin e mesit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/masa-e-sigurise-mberrijne-ne-gjykate-grabitesit-e-karburanteve-ne-fier