'Repolitix', Bamir Topi: Te Rama shoh simptoma diktatoriale, Basha vuan influencën e Berishës

2018-07-26 0

"Kryeministrat në mandatin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën". Kështu u shpreh kryetari i Frymës së Re Demokratike, njëherazi ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në "Repolitix" në Report Tv. Sipas Topit, Rama nuk ka zëra kundër në qeveri, por vendos vetë për gjithçka dhe kjo, shtoi ish-kreu i shtetit, e shtyn atë drejt sjelljes uzurpuese në pushtet.

Kryeministrat në mandatin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën. Në mandatin e dytë sillen ndryshe nga i pari. Në rastin e Ramës rëndon edhe më shumë. Në fushatë ishte në kërkim të një marrje ekskluzive të pushtetit dhe në bazën e kësaj fushate, njerëzit thonë se, fakti që kryeministri thotë se na kanë prishur punë të tjerët në qeverisje, atëherë po ia japim timonin të na drejtojë i vetëm. Përdori një term vulgar, tepsia, kazani. Çdo njeri nuk duhet të trembet, por duhet të luftojë, sepse i bën mirë edhe kryeministrit. Në këtë lloj ekzekutivi nuk ka zë të dytë. Kam edhe një këshillë shumë mirëqësore që unë do t'u bnëja politikanëve që të mos imitojnë me gjestikulacione liderin e tyre. Kjo ndodhte edhe me PD-në të cilët imitonin Berishën. Shoh ministra të qeverisë... Kam bindjen se nëse thonë njëherë jo, s'do jenë më aty, sepse ashtu është ndërtuar sistemi, listat në ekzekutiv janë ekskluzivitet i kryeministrit.

Bamir Topi, kryetar i FRD