Qeverisja elektronike, OKB: Shqipëria përmirësim të ndjeshëm, ngjitet me 8 pozicione

2018-07-26 1

Shqipëria është ngjitur me 8 pozicione sa i përket qeverisjes elektronike për vitin 2018. Lajmi bëhet i ditur në anketën më të fundit të e-Qeverisjes. Kjo anketë është raporti i vetëm global që vlerëson statusin e zhvillimit të qeverisjes elektronike të të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm krahasuar me raportin e vitit 2016, duke u ngjitur me 8 pozicione.

Dy vjet më parë, Shqipëria renditej e 82-ta ndër 193 vende per sa i perket indeksit të qeverisjes elektronike, me nje vlere 0.5331. Por, këtë vit vendi ynë renditet i 74-ti mes shteteve si Hungaria, Bullgaria, Kroacia, etj. me vlere te indeksit 0.6519. Studimi i grupon rezultatet e indekseve ne 4 grupe kryesore: Shume i Larte (Me shume se 0.75 pike, i Larte Midis 0.50 dhe 0.75, i mesëm midis 0.25 dhe 0.50 dhe il ulët ku ka më pak se 0.25 pikë. Në këtë mënyrë, Shqipëria kategorizohet në nivelin e lartë sa i përket qeverisjes elektronike.

Free Traffic Exchange