Të gjitha vendet në botë u kushtojnë vëmendje të veçantë bibliotekave, sepse aty qëndron kujtesa e kombit edhe e njerëzimit. Ndërsa, brenda një viti në Bibliotekën tonë Kombëtare kanë ndodhur dy ngjarje jo të zakonshme. Nga zjarri edhe përmbytjet janë dëmtuar 15 mijë materiale, libra dhe jo vetëm. Por, ky dëmtim nuk mjaftoi! Dyert e këtij institucioni janë mbyllur për studiuesit dhe lexuesit. Profesor Perikli Qirjazi ka gjetur si zgjidhje provizore frekuentimin e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave, por ai ndalet tek dëmi që u është krijuar studiueseve për shkak të kësaj gjendjeje .
Dihet roli i Bibliotekave, prandaj në të gjithë vendet e botës i kushtohen vëmendje e veçantë. Padyshim që duke u mbyllur ka krijuar probleme për lexuesit e thjeshtë edhe aq më shumë për studiuesit. Ne e kishim si vendin tonë ku mblidheshim edhe diskutonim, por edhe merrnim materialet që na duheshin për punën tonë. Nuk është normale prandaj duhet që sa më shpejt që të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi.
Perikli Qirjazi, studiues