Report Tv - Fier, qytetarët kundërshtojnë taksën afrofe për banesat

2018-07-26 0

Sportelet e bashkisë prej ditësh janë mbushur me qytetarë të shumtë të cilët presin në rradhë për t?u sqaruar në lidhje me pagesën afrofe të taksës së shtëpisë. Taksa afrofe është vendosur në faturat e ujit nga këshilli bashkiak i Fierit që në muajin qershor, ndërkohë që implemtimi i saj ka shkaktuar mjaft indinjatë te qytetarët.

Po taksa e shtëpisë p.sh: unë e kam djalin invalid. Kjo thotë ky lloj invaliditeti nuk përfshihet në këto taksa, kur unë në 15 vite e kisha të përjashtuar nga taksat. Kjo thotë do paguash taksën të marrësh hipotekën. Djali im 90 mijë lekë pension ka. Ç?taksë të paguaj unë?

Qytetarë
Nga ana tjetër ka reaguar edhe bashkia e Fierit, përmes nënkryetarës, Enkeleda Peshkepia. Ajo ka kërkuar nga qytetarët që të sjellin dokumenta që të bëhet verifikimi i metrave të banesave të tyre e më pas ata do të paguajnë sipas hapsirave që posedojnë.

Free Traffic Exchange