Ish-uzinat në Mirditë rrezik për jetën, banorët: Do vdesin njerëzit në gërmadha

2018-07-26 0

Si kudo nëpër Shqipëri edhe në këtë qytet, ish uzinat, fabrikat dhe ndërrmarrjet u vodhën dhe u shkatërruan, por pas ngelën objekte të ndryshme që paraqesin rrezik serioz për jetën e njerëzve. Herë pas here individë të ndryshëm të shtyrë nga varfëria, për të siguruar jetesën shkojnë në këto objekte për të nxjerrë ndonjë copë metal që më pas ta shesin për skrap. Por kjo gjë ka sjellë tragjedi siç ishte rasti i fundit, ku dy persona vdiqën, pasi një mur i ish-uzinës së superfosfatit në Laç u shemb duke i zënë poshtë.

Gjatë periudhës së komunizmit këtu ka qenë parku i madh. Ka qenë një park i cili ka qenë model. Gjatë kohës së demokracisë, u shkatërruan këto objekte, për të marrë hekur. Shteti të marrë masa se do vdesin njerëzit në gërmadha.

Dutllash Kola, banor