Hyrja nga Kombinati për në Tiranë po merr një pamje të re. Pas rehabilitimit të hyrjeve nga Rruga e ?Elbasanit?, Rruga e ?Dibrës? dhe Rruga ?Dritan Hoxha?, Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e plotë të segmentit rrugor nga mbikalimi i Shkollës Teknologjike deri në Kombinat, si hyrja e katërt e kryeqytetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektoi punimet që po kryen në këtë aks, ndërsa theksoi se Tirana do të ketë një tjetër hyrje dinjitoze, me standarde dhe korsi të dedikuara për biçikletat.
?Jam jashtëzakonisht i kënaqur që teksa një pjesë e madhe e Tiranës ka nisur pushimet, vlon puna në ato zona ku, prej lehtësimit të trafikut, mund të punojmë më shpejt. Ka qenë një stinë shumë e vështirë për kryerjen e punëve publike në Tiranë për shkak të shirave. Nëse vjet kishim thatësirë të gjatë, këtë vit kemi pasur mot jashtëzakonisht të vështirë. Megjithatë, po maksimizojmë ditët pa shi dhe faktin që njerëzit janë me pushime, që t?i japim Tiranës një hyrje të re moderne?, tha Veliaj.