Repotr Tv - Ecuria e vetingut, ministrja Gjonaj: Po funksionon, drejtësia po pastrohet

2018-07-26 0

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalë në një konferencë për mediat mesditën e të martës ku ka folur për ecurinë e procesit të Vettingut. Gjonaj komentoi deklaratën e ambasadës amerikane lidhur me bllokimin e ligjit për shkollën e re të magjistraturës. Gjonaj tha se rruga e Reformës në Drejtësi është një rrugë pa kthim pas. Ministrja e Drejtësisë ka akuzuar opozitën, se kjo e fundit po shantazhon dhe kërcënon duke bllokuar procesin nga frika e Vettingut.

Që opozita nuk e dinte Vettingun kjo dihej botërisht. Që opozita e votoi me zor reformën dihej. Që opozita kërkon me dëshpërim kthimin pas të procesit, kjo është çdo ditë e më e qartë. Në këtë vend kush kërkon drejtësi, në një vend që drejtësia është e kapur nga politika është e qartë se s?mund të ketë kthim pas. Shantazhet, bllokimi i procesit për të kthyer pas reformën, janë akte të rënda dhe diskredituese të një opozite që e ka humbur davanë nga zgjedhja në zgjedhje. Kjo është zgjedhje fatkeqe. Vettingu s?kapet dot nga askush, s?ndalet dot. Vettingu mbrohet nga sytë e rreptë të ndërkombëtarëve, të atashuar përmes ONM-së. Deklaratat për t?u mbushur mendjen shqiptarëve se qeveria dhe Kryeministri kanë kapur edhe ndërkombëtarët, nuk çojnë askund.

Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë

Free Traffic Exchange