Rudi Hizmo në 'Rreze Dielli': Jam njohur me një vajzë, por nuk kemi bërë gjë akoma

2018-07-26 2

Ai është ndër prezantuesit e rinj më të njohur të ekranit, që bën shpesh bujë me deklaratat e tij provokuese. Rudi Hizmo ishte i ftuar sot në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, ku foli për programin e tij më të fundit ?Kush paguan?, ekpsperiencën e gjatë në InTV dhe në ?Dancing with the Stars?, por edhe jetën personale. I pyetur nëse është i lidhur, Hizmo u shpreh se është në proces njohje me një vajzë.

Jam i lidhur, u lidha tani, ose më saktë jam rrugës për tu lidhur, po nuk kemi bërë gjë akoma se nuk e di ajo.

Rudi Hizmo, moderator
Vetëm pak muaj më parë, në një intervistë televizive, Rudi tha se nuk ishte i lidhur pasi vajzat nuk durojnë dot faktin që ai ?e ka penisin të madh?.Sot në "Rreze Dielli " Rudi shtoi se kjo ishte thjesht një batutë, por nga njerëzit gjithmonë do të kesh kritika, çfarëdolloj gjëje që të bësh.

Njerëzit do kapen me çdo gjë që të thuash, se sigurisht që ishte batutë , edhe muhabeti që po bënim tani. Çfarë nuk durojnë (femrat), por sigurisht që çfarë nuk durojnë, ka shumë gjëra që nuk duron dot tek një mashkull përveç kësaj.

Rudi Hizmo, moderator

Free Traffic Exchange