Burg pa afat për grabitësit e karburantëve në Fier - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg pa afat" për 31 vjeçaren Anna Malaj dhe kushëririn e saj Emiljano Grembi, 22 vjeç.



Sipas policisë dy të pandehurit nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një karburant në Levan, ku morën 30 mijë lekë të reja, ngjarje e ndodhur më 2 korrik. Ndërsa më datat 7 dhe 15 korrik, ata tentuan të grabisin të armatosur e të maskuar dy karburante në Mallakastër dhe lagjen '1 Maji' në Fier.



Sipas avokatit, dy të pandehurit kanë shprehur pendesë në gjykatë.



Ndërkohë historia bëri bujë, pasi 31 vjeçarja Ana Malaj, është e vetma grua e arrestuar vitet e fundit në vendin tonë për grabitje me armë zjarri.



Ndërkaq në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi një makinë, një armë gjahu, 4 targa të falsfikuara e doreza që përdoreshin nga dy kushërinjtë grabitës.