Report Tv - Dosja e SHISH, këshilltari i një kryetari partie ndihmës i spiunit rus

2018-07-25 0

Pjesa më e madhe e dosjes së spiunazhit rus hartuar nga SHISH i dedikohet marrëdhënies së ndërtuar dhe konsoliduar mes gazetarit të kamufluar rus S.R dhe atij shqiptar E.L për një periudhë tre vjeçare. SHISH ra në gjurmët e kontakteve të shpeshta të S.R me E.L pasi një ekip i dedikuar i shërbimit sekret shqiptar ndërmori një operacion vëzhgimi për gjatë 24 orëve. S.R ardhur nga Rusia në Shqipëri tërhoqi vëmendjen e SHISH pasi veprimtaria e tij kishte të bënte me spiunazh. Gazetari shqiptarë E.L kohën kur u kontaktua nga rusi S.R drejtonte një të përditëshme.

Në SHISH kishte mbërritur një informacion më datë 27.09.2000 nga ku mësohej se S.R ishte mjaft i interesuar për të bërë një intervistë me personin, që do të udhëheqë zyrën e Shqipërisë në Kosovë, gjë që ja merr përsipër gazetari shqiptar E.L me të cilin e lënë të takohen në hotel ?Rogner? të nesërmen në orën 12.00. Ky është momenti kur për herë të parë në vendje të SHISH vjen gazetari shqiptarë i cili edhe ai përgjohet dhe survejohet hap pas hapi.