Seancat e KPK sot nisën me gjyqtarin Astrit Faqolli. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Tiranës. Pas vlerësimit në tre shtyllat e vettingut, komisioni i KPK e cilëson si të përshtatshëm gjyqtarin për të vijuar detyrën. Vendimi i zbardhur do të publikohet në faqen e KPK pas 15 ditëve.