BOOM: Familja e varfër e prekur nga tërmeti, shteti inekzistent

2018-07-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në fshatin Krrabë, tek familja e zonjës Flutura Deda, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti i fundit që përfshiu vendin në datën 4 korrik.

Flurura thotë që erdhen vlerësuesit e bashkisë për të parë dëmet, por nuk i dhanë asnjë përgjigje për dëmshpërbimet.

Flutura Deda: Erdhën nja dy çuna të bashkisë, panë dëmë, bënë filmimet, na thanë që bëni kujdes dhe rrini jashtë.

Ajo thotë se banesa e saj është dëmtuar edhe nga tërmeti i vitit 2010 por askush nuk i është përgjigjur për dëmshpërblim, ndërsa banesën e ka me çertifikatë.

Flutura Deda: Kam çertifikatë pronësie dhe presim nga bashkia, por deri tani asgjë. Te ardhurat e mia me 5 pjestare janë 200 mijë lekë të vjetra që merr burri si polic privat. Une kam dhe një fëmijë të semurë me zemër dhe me vështirësi i siguroj ilaçet pasi i ka pa rimbursim. Jam zhytur në borxhe. Kemi shume frikë duam vetëm të shpëtojmë fëmijët.

Gazetarja iu drejtua Njësisë Administrative Krrabë dhe administratori Alfred Braja tha se për rasti i denoncuar në BOOM, dosja është dorëzuar në Drejtorinë e Emergjencavë Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-familja-e-varfer-e-prekur-nga-termeti-shteti-inekzistent