Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
La të kuptohet se i ka të qarta objektivat e tij si administrator i Vllaznisë, edhe pse rikthimin tek ekipi ku ai dikur luante në fushë, këtë herë e ka me një mision të vështirë, atë për ta ringritur në elitën e futbollit Shqiptar.
Suad Lici e quan sfidë detyrën e marrë, por nga ana tjetër shpreh dëshirën për të bërë më të mirën për qytetin e tij.
"E kam marrë këtë detyrë për ta marrë dhe çuar Vllazninë aty ku duhet. Nuk është moment pozitiv por i vështirë. Gjithë strukturat e klubit do të bëjnë më të mirë. Një ndër objektivat te mia është të forcoj disiplinën e skudrës. E kam ndjekur gjatë gjithë kohës situatën në klub, pavarësisht angazhimeve të mia."
Bordi do të jetë ai që do të vendosë për të ardhmen, por Lici kur pyetet për ndërhyrjet dhe anashkalimet, që kanë qënë pjesë e Vllaznisë së djesshme, është i prerë në përgjigjen që jep.
"Mendoj se nuk i kanë menduar elementat në skuadrës. E thashë edhe më lartë që duhet të forcojmë disiplinën. Do ti rishikojmë disa kontrata. Do të vendosim piketat edhe te Vllaznia B apo te Akademia. Një pjesë e futbollistëve do të qëndrojnë sepse janë në kontratë. Ne do të punojmë me buxhetin që do të kemi në dispozicion."
Hasan Lika është vetëm një prej kandidaturave për trajner, pasi zyrtarisht nuk ka asnjë vendim dhe emrat që janë në lojë janë disa.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/administratori-i-ri-i-vllaznise-te-ringrejme-ekipin-ne-eliten-e-futbollit-shqiptar