Ora News - Lezhë, rojet bregdetare nuk janë të specializuar për ndihmën e parë

2018-07-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një pjesë e rojeve bregdetare në plazhin e Tales në Lezhë nuk janë të specializuar në dhënien e ndihmës së parë për pushuesit që mund të përballen me rrezik gjatë qëndrimit në plazh. Në vijën bregdetare të Tales janë ngritur 7 kulla vrojtimi, por rojtarët e pacertifikuar i zbehin masat për garantimin e sigurisë së pushuesve në plazhin që po behet gjithmonë e më i frekuentuar!

Në bregdetin e Tales në Lezhë janë ngritur 7 kulla vrojtimi, por rojet bregdetare të angazhuar për sigurinë e pushuesve janë të pacertifikuar për dhënien e ndihmes së shpejtë, siç e kërkon ligji.

Problematika pranohet nga Administratori i Shënkollit, Albert Rrusti, i cili paralajmëron masa ndëshkimore për subjektet që nuk kanë plotësuar detyrimet e përcaktuara në kontratë.

Albert Rrusti: Në bregdetin e Talës janë vendosur rreth 7 kulla vrojtimi me një distancë rreth 2 km që është e shfrytëzuar nga operatorët e biznesit. Problem mbetet pjesa e rojeve të certifikuar, ne si njësi administrative do marrim masa ndëshkuese ndaj këtyre bizneseve që nuk zbatojnë rregullat e vendosura në kontratë.

Pushuesit thone se prania e kullave dhe vrojtuesve eshte siguri me shume per ta, ndërsa janë të kenaqur me atë çfarë ofron Talja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lezhe-rojet-bregdetare-nuk-jane-te-specializuar-ndihmen-e-pare

Free Traffic Exchange