Qeveria ka dorëzuar emrat e tre kandidatëve për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Komisioni ka përzgjedhur; Darian Pavlin, Marjana Seminin dhe Sokol Berberin, i cili është zgjedhur në të tria herët që qeveria ka realizuar listën për në Strasburg. Emrat e tre kandidatëve u përzgjodhën nga komisioni ad-hoc mes 16 aplikantëve. Tashmë lista me tre emrat do i dorëzohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për emrin e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.