Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Zaganjori është i dyti gjyqtar nga kjo gjykatë që kalon sitën e vettingut pas gjyqtarit Edmond Islamaj. Diten e merkurë pritet vendimi i KPK-së për gjyqtarin Ardjan Dvorani.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, do vijojë të qëndrojë në sistem. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta rikonfirmojë në detyrë.
Vendimi u shpall në mesditë ndërkohë që vete Zaganjori nuk ishte i pranishem, duke preferuar ta ndjek vendimin nga zyra e tij.
Ne seancën dëgjimore të zhvilluar në 20 korrik, vetë kryegjyqtari dha sqarime ne lidhje me gjetjet që Komisioni i kishte konstatuar gjatë kontrollit të pasurive të tij.
Sipas KPK-së, ne deklarimet e bëra nga kreu i Gjykatës së Lartë kishte pasaktësi si dhe kishte shmangie të detyrimeve tatimore.
Gjetjet e Komisionit u kundërshtuan nga kreu i Gjykatës së Lartë, i cili paraqiti prova shtesë në lidhje me të ardhurat e tij ndër vite, të cilët nuk ishin pasqyruar në deklaratën vetting.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-kryetari-i-gjykates-se-larte-xhezair-zaganjori