Vetëm 15 km larg qytetit të Shkodrës përgjatë rrugës që të çon në Alpet Shqiptare rrjedh lumi Kir. Një perlë e natyrës e cila sidomos gjate verës është kthyer në një destinacion turistik.
Banorët e zonës kanë krijuar plazhet të cilat më shumë ngjajnë në oaze të cilat pushuesve u ofrojnë ajërin e pastër, ujin kristal dhe natyrën e virgjër.
Pushuesit janë kryesisht ditorë. Nuk ka luks, por dëshirë për të eksploruar këtë lumë dhe aventurierët nuk mungojnë.
Ku tjetër se në këtë vend do të dilnin më të mira të martesës?
Restorantet e zonës janë të thjeshtë dhe ofrojnë çmime të lira. Në dallim nga plazhet e bregdetit ku duhet të paguash për gjithçka, këtu natyra të jep gjithçka falas.